Please enter at least 3 characters.

Trump pendohet që nuk ka vendosur tarifa tregtare edhe më të larta për Kinën

2019/08/trump-g7.jpg
497:"BIARRITZ, FRANCE - AUGUST 25: U.S. President Donald Trump attends a bilateral meeting with Britain's Prime Minister Boris Johnson during the G7 summit on August 25, 2019 in Biarritz, France. The French southwestern seaside resort of Biarritz is hosting the 45th G7 summit from August 24 to 26. High on the agenda will be the climate emergency, the US-China trade war, Britain's departure from the EU, and emergency talks on the Amazon wildfire crisis. (Photo by Dylan Martinez - Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

"Kur presidenti Donald Trump tha të dielën se kishte mendime të dyta për përshkallëzimin e luftës tregtare me Kinën, ai donte të thoshte se dëshironte që të kishte ngritur tarifat për Pekinin edhe më shumë". Kështu u shpreh Shtëpia e Bardhë në një njoftim.

Trump i cili njoftoi tarifa më të larta për mallrat kineze javën e kaluar, ngriti vetullat gjatë një takimi me kryeministrin britanik, Boris Johnson, në G7 kur ai u përgjigj në mënyrë pozitive për pyetjet e reporterëve nëse kishte ndonjë mendim të dytë për lëvizjen e tarifave.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham kërkoi të shpjegojë vërejtjen.

“Përgjigja e tij është keqinterpretuar. Presidenti Trump u përgjigj në mënyrë pozitive, sepse ai shpreh keqardhje për mos ngritjen e tarifave edhe më shumë” tha ajo në një deklaratë.

Ndryshe, duke folur pas një takimi të mëngjesit me Johnson, ka premtuar një marrëveshje “shumë të madhe” tregtare me këtë vend. /Telegrafi/