Please enter at least 3 characters.

Trump pas rritjes së çmimeve: Më pëlqen inflacioni

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se mirëpriti të dhënat e reja që tregojnë se inflacioni ishte rritur në një normë vjetore prej 4.2% në maj, duke u thënë gazetarëve : "Më pëlqen inflacioni".

Çmimet janë rritur ndjeshëm në muajt e fundit për shkak të luftës së SHBA-së në Iran, me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit që ka pasur një ndikim të madh në tregjet globale.

Inflacioni u rrit nga 2.4% në shkurt - para shpërthimit të konfliktit - në 3.3% në mars dhe 3.8% në prill.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me shifrat e fundit në Shtëpinë e Bardhë, Trump nuk dukej i shqetësuar, duke pretenduar se Uashingtoni po vazhdonte të transportonte naftë përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga pikat më kritike të tranzitit të naftës dhe gazit në botë.

"Jo, jo, më pëlqen shumë. Shifrat ishin të shkëlqyera", tha ai, duke shtuar se SHBA-të kishin "nxjerë miliona fuçi naftë" pa dijeninë e Teheranit.

Sipas raportit të Byrosë së Statistikave të Punës të SHBA-së, çmimet e energjisë janë rritur me 23.5% gjatë 12 muajve të fundit, ndërsa benzina është rritur me 40.5%.

Rritja e çmimeve pritet të jetë një çështje qendrore në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit të nëntorit, të cilat do të përcaktojnë përbërjen e kongresit. /Telegrafi/