Please enter at least 3 characters.

Trump: Dëmtimi i centraleve bërthamore 'monumental'

363:"President Donald Trump speaks from the East Room of the White House in Washington, Saturday, June 21, 2025, after the U.S. military struck three Iranian nuclear and military sites, directly joining Israel's effort to decapitate the country's nuclear program, as Secretary of State Marco Rubio and Defense Secretary Pete Hegseth listen. (Carlos Barria/Pool via AP)
2:"AP

Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka ndarë një mesazh në Truth Social, duke i quajtur sulmet e SHBA-së ndaj centraleve bërthamore të Iranit "të forta dhe të sakta".

"Ushtria jonë tregoi aftësi të mëdha", shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Më parë, organi mbikëqyrës bërthamor i OKB-së, tha se centrali Natanz në Iran është "shkatërruar plotësisht" dhe centrali Isfahan pësoi "dëme shumë të konsiderueshme".

Por dëmi në centralin nëntokësor Fordow mbetet ende "i paqartë", tha Rafael Grossi.

Në anën tjetër, bombarduesit amerikanë B-2 tashmë kanë aterruar nga baza nga ishin nisur për një udhëtim të gjatë për të goditur objektet bërthamore iraniane.

Associated Press ka ndarë pamjet kur fluturaket gjigante ulen në pistën e bazës ajrore në Missouri të SHBA-ve. /Telegrafi/