Please enter at least 3 characters.

Tridhjetë mace ndjekin mësimin me nxënësit në Turqi

2022/12/ARALIK-2022_kedi4.jpg
740:"İzmir'in Beydağ ilçesindeki kırsal mahallede 19 öğrencinin eğitim gördüğü birleştirilmiş sınıflı okul, sahiplenilen yaklaşık 30 kedi için de konforlu yuva haline geldi. Sırtını Aydın dağlarına veren kırsal Adagüre Mahallesi'ndeki tek katlı Adagüre İlkokuluna gelen öğrencileri sevimli "Alaca", "Loya", "Gece", "Güneş", "Üzüm", "Toşiba", "Panter" gibi isimler verilen kediler karşılıyor. Okulun öğretmeni Evrim Mutluay'ın kedilerle işlediği dersler sayesinde öğrencilerin okula bağlılığı ve derslerdeki başarısı da arttı. Bu yıl sayıları 30'a yaklaşan kediler, ders saatlerinde sınıfta geziyor, teneffüslerde bahçede çocuklarla oyun oynuyor. ( Halil Fidan - Anadolu Ajansı )
11:"???????????

Evrim Mutluay, një mësuese e cila prej rreth 16 vitesh e do profesionin e saj, ka tërheq vëmendjen me praktikat e ndryshme arsimore në shkollë dhe kontributin në mjediset fizike të shkollës.

Ajo jeton në qytetin e Izmirit, ku e kalon gjithë kohën duke organizuar aktivitete për zhvillimin social të studentëve, duke vëzhguar efektet pozitive të dashurisë për kafshët dhe natyrën tek nxënësit.

Mutluay, e cila e shndërroi depon e zbrazët të shkollës në një shtëpi komode për macet në kuadër të projektit "Shkolla me putra", të cilin e nisi pas procesit epidemik për të rritur interesimin e nxënësve për shkollën, u kujdes për 12 kotele endacake vitin e kaluar.

Falë mësimeve të mbajtura me mace u rrit angazhimi i nxënësve në shkollë dhe suksesi i tyre në mësime, raporton aa.

Macet, numri i të cilave po i afrohet 30 këtë vit, shëtitën nëpër klasë gjatë orëve të mësimit dhe duke luajtur me fëmijët në kopsht gjatë pushimeve.

"Ne krijuam strehën tonë. Ekziston një lidhje shumë e fortë dashurie midis maceve dhe fëmijëve. Filluan të vijnë fëmijët që nuk duan të vijnë në shkollë. Shkojnë në shkollë edhe në fundjavë. Ata bëjnë pastrimin e strehës dhe çdo lloj kujdesi për macet. Ata kanë zhvilluar një qëndrim pozitiv edhe ndaj shkollës”, tha ajo.

Mutluay në fund deklaroi se për të treguar se shkolla nuk është e përbërë nga katër mure, ata përpiqen që shumicën e mësimeve t'i mbajnë në ambient të hapur varësisht nga kushtet atmosferike. /Telegrafi/