Please enter at least 3 characters.

Tri ndeshje, tre gola – Albion Rrahmani me formë spektakolare në Çeki

Sparta Praha ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Sigma Olomouc. 

Kjo sfidë i takoi javës së katërt të elitës së futbollit çek dhe meritori për këtë triumf ishte sulmuesi kosovar Albion Rrahmani.

Rrahmani shënoi golin e vetëm për Spartën në këtë ndeshje, duke realizuar për 1-0 në minutën e 56-të të takimit.

Me këtë fitore Sparta shkon në kuotën e 10 pikëve dhe mban pozitën e tretë në tabelë, por me pikë të barabarta me Zlin dhe Slavia Praha që ndajnë dy pozitat e para.

Për Rrahmanin, kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në kampionat që gjen rrjetën duke konfirmuar formën spektakolare në këtë fillim sezoni.

Ai u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore duke marrë notën 8.1.

Përveç golit, ai pati edhe 19 pasime të kompletuara, katër goditje jashtë portës, dy pasime kyçe.

24-vjeçari ishte i suksesshëm gjithashtu edhe në duelet me lojtarët kundërshtarë duke fituar dy prej tyre./Telegrafi/