Please enter at least 3 characters.

Trepça ’89 kthen Edmond Turkun

2016/01/trep-ccedil-a-rsquo-89-kthen-edmond-turkun_hd.jpg

Trepça ’89 ka kthyer mbrojtësin Edmond Turkun, pasi disa javë më herët kishte ndërprerë marrëdhëniet me të.

Mbrojtësi mitrovicas thotë se kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe për një vit.

“E kemi gjetur gjuhën e përbashkët edhe për një vit për të vazhduar bashkë me klubin. Shpresoj që me pas paraqitje të mira edhe të arrijë synimet e klubit”, tha Turku për Telegrafin.

Më herët 89-shi ka marr lojtar si Bujar Idrizi, Fiton Hajdari, Mërgim Pefqeli , Gentian Mazrekaj, Pleurat Hajdini, Bledar Hajdini, Florent Hasani e Leutrim Troshupa. /Telegrafi/