Tre trajnerë të Kosovës në Lituani
Cikli i këtij programi është 2015-2017 dhe më pas trajnerët e lartpërmendur do të kenë mundësi edhe të certifikohen.
Kosova është i vetmi shtet që i ka 3 trajnerë në këtë program dhe kjo gjithnjë duke iu falënderuar FIBA Evropës, transmeton Telegrafi.
Trajnerët e Kosovës do të kenë mundësi të ndjekin ligjërata nga trajnerë të mirënjohur nga i gjithë rruzulli tokësor, ndërsa shef i këtij programi është Svetislav Peshiç, i cili është një trajner që ka fituar një numër të madh të trofeve me skuadra të ndryshme.
Duhet theksuar se trajnerët tanë që do ta vijojnë programin e FECC-së krahas ligjëratave gjatë zhvillimit të Kampionateve Evropiane të U-16 (viti 2015), U-18 (2016) dhe U-20 (2017), njëkohësisht do të kenë edhe detyra të tjera që do t’i kryejnë gjatë punës nëpër klubet e tyre. /Telegrafi/


