Please enter at least 3 characters.

Trajneri i Energia vlerëson lartë Prishtinën dhe ‘Plisat’

2016/01/trajneri-i-energia-vler-euml-son-lart-euml-prishtin-euml-n-dhe-lsquo-plisat-rsquo_hd.jpg

Sigal Prishtina ka mësuar edhe kundërshtarët me të cilët do të ballafaqohet në kuadër të EuroCup. Trajneri i skuadrës rumune Energia, Antonis Constantinides, ka komentuar shortin duke e cilësuar si shumë të vështirë.

Ai ka folur edhe tifozët e Sigal Prishtinës, ‘Plisat’ duke i cilësuar si arma më e fort e prishtinasve, shkruan Telegrafi.com.

“Në çdo ndeshje ata kanë mbi 2000 mijë tifozë të pranishëm në palestër. Ata janë tifozë të zjarrtë dhe janë lojtari i gjashtë në parket i tyre. Padyshim që do të jetë e vështirë të luhet në një teren të tillë”, u shpreh Antonis.

Prishtina do të përballet edhe me skuadrën Astana të Kazakistanit dhe APOEL të Qipros. / Telegrafi/