Trajnerët e nominuar nga FIFA për çmimin 'The Best'
25/11/2020
Pas nominimeve për lojtarin e vitit, FIFA ka vazhduar edhe me nominimet për trajnerin e vitit.
Shtëpia më e madhe e futbollit të do të ndajë çmimin 'The Best' edhe për strategun e vitit 2020.
Marcelo Bielsa, Hans-Dieter Flick, Jurgen Klopp, Julen Lopetegui dhe Zinedine Zidane, janë në listën e të nominuarëve.
Favoritë për të rrëmbyer çmimin si trajneri më i mirë në vitin 2020, është trajneri i Bayern Munichut që e fitoi tripletën në edicionin e kaluar.
Kujtojmë se çmimi 'The Best' do të ndahet më 17 dhjetor në Zurich të Zvicrës. /Telegrafi/


