Tragjedi në Kroaci - tre persona humbën jetën në një aksident detar
Tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë detar që ndodhi në zonën mes ishujve Braç dhe Sholta, në Dalmacinë qendrore.
Sipas informacioneve fillestare, në aksident janë përfshirë një katamaran dhe një varkë me vela, raporton index.hr.
Shërbimet e emergjencës kroate, policia detare dhe autoritetet portuale kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa është nisur një hetim për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit.
Mediat kroate raportojnë se përplasja ka ndodhur në korridorin detar ndërmjet dy ishujve, një nga zonat më të frekuentuara të lundrimit në Adriatik.
Përveç viktimave, raportohet edhe për persona të lënduar, të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor.
Autoritetet kroate pritet të publikojnë më shumë detaje pas përfundimit të ekspertizës dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve. /Telegrafi/


