Tovërlani, trajner i Trepça ’89
23/03/2015
Mirëpo, klubi mitrovicas menjëherë ka arritur të gjejë pasuesin e Durakut, pasi të hënën ka finalizuar marrëveshjen me trajnerin e njohur, Afrim Tovërlani.
“Menjëherë pas ndeshjes me Hajvalinë kemi vendosur ta shkarkojmë Durakun, pasi ka munguar disiplina në skuadër. Kemi reaguar menjëherë dhe kemi gjetur gjuhë të përbashkët me Afrim Tovërlanin, i cili do t’i prijë tash e tutje skuadrës”, ka theksuar Ilir Bojku, zyrtar i Trepçës’89, transmeton rtklive.com.
Ndërkohë, marrëveshjen e ka konfirmuar edhe Afrim Tovërlani.
“Po, kam arritur marrëveshje me Trepçën’89 dhe do t’i prij kësaj skuadre deri në qershor. Pastaj, do të bisedojmë për mundësinë e ripërtëritjes së kontratës”, është shprehur Tovërlani.


