Please enter at least 3 characters.

Totti: Kisha raport të veçantë me Salahun

2019/03/GettyImages-490143552.jpg
293:"ROME, ITALY - SEPTEMBER 26: Mohamed Salah (L) with Miralem Pjanic and Francesco Totti of AS Roma celebrates after scoring the team's fourth goal during the Serie A match between AS Roma and Carpi FC at Stadio Olimpico on September 26, 2015 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Francesco Totti e pranon se kishte një raport të veçantë me ish shokun e skuadrës te Roma, Mohamed Salahun.  

Salah e veshi fanellën Giallorosse nga 2015 në 2017, kur kaloi për 42 milionë euro te Liverpooli.

"Është vërtet e trishtuar kur çdo lojtar largohet nga ekipi, sepse ju i doni njerëzit kur i shihni ata çdo ditë”.

Mohamed Salah e Francesco Totti . (Foto/Getty Images)

“Ky është gjithashtu rasti për Salahun, Alissonin dhe çdo lojtar tjetër Gialloross".

"Kam pasur një raport të veçantë me Momo. Sa herë që stërviteshim ose luanim së bashku, ai do të më thoshte: "Ti je një lojtar i një niveli krejtësisht të ndryshëm".

"Ne kishim shumë kënaqësi së bashku, ai është një person i jashtëzakonshëm dhe i vërtetë”.

Francesco Totti . (Foto/Getty Images)

“Ai i dha aq shumë Romës, por në jetë duhet të merrni vendime dhe ato duhet të respektohen", ka thënë legjenda e Romës, Totti për beIN Sports.

Salah bëri 83 paraqitje për Romën, duke shënuar 34 gola me duke dhënë 24 asistime. /Telegrafi/