Please enter at least 3 characters.

Tottenhami fiton ndaj Cityt me epërsi minimale

2019/04/tottmanfk-e1554843116242.jpg
341:"LONDON, ENGLAND - APRIL 09: Heung-Min Son of Tottenham Hotspur celebrates after scoring his team's first goal with his team mates during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Tottenham Hotspur and Manchester City at Tottenham Hotspur Stadium on April 09, 2019 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Tottenham Hotspur ka regjistruar fitore prej 1-0 kundër Manchester Cityt në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve që u zhvillua në stadiumin e ri të Spursave.

Nuk pati shumë mundësi për t'u përmendur në minutat e para të takimit, ndërsa në minutën e 11-të, dhoma e VAR-it e njoftoi gjyqtarin që ta rishikojë një rast të dyshimtë për penallti.

(Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Bjorn Kuipers vendosi të akordonte njëmbëdhjetëmetërsh për ekipin mysafir për shkak të prekjes së topit me dorë në zonë, ndërsa përgjegjësinë e mori Sergio Aguero.

Mirëpo, goditjen e sulmuesit argjentinas e ndali portieri Hugo Lloris duke e mbajtur të paprekur portën e tij.

Hugo Lloris e mbrojti penalltinë e Sergio Agueros (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim të dyja skuadrat u përpoqën të ndërtonin raste, mirëpo pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit për 45 minutat e parë, rezultati ishte i pandryshuar.

Në fillim të gjysmës së dytë, Raheem Sterling pati një mundësi për Cityn që iu mohua nga Lloris, ndërsa Heung-Min Son goditi rrezikshëm në anën tjetër të fushës.

Ishte pikërisht anësori jugkorean, futbollisti që e zhbllokoi rezultatin. Son bëri gjithçka vet duke i nxjerrë nga loja mbrojtësit kundërshtarë dhe e mposhti portierin Ederson (78').

Momenti i golit të Heung-Min Son (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Rezultati prej 1-0 lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që zhvillohet para tifozëve të Manchester Cityt në Etihad Stadium, mirëpo Tottenham Hotspur është në një pozitë të mirë, pasi ka shënuar dhe nuk ka pranuar gol në terren vendas. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x75jlkh

https://www.dailymotion.com/video/x75jr22