Please enter at least 3 characters.

Tottenhami arrin marrëveshje për Lo Celson, ndërkohë që pritet largimi i Eriksen

2019/08/GiovaniLoCelsobetis-e1564992353465.jpg
264:"SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 07: Giovani Lo Celso of Real Betis Balompie runs with the ball during the Copa del Semi Final match between Real Betis and Valencia at Estadio Benito Villamarin on February 07, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Tottenham Hotspur ka arritur marrëveshje me Real Betisin për transferimin e Giovani Lo Celsos për 55 milionë funte (60 milionë euro).

Mesfushori 23 vjeçar konsiderohet si zëvendësues i Christian Eriksen, i cili ka shprehur dëshirë që të largohet nga Spursat.

Ndërsa pas negociatave disa muajshe, Tottenhami ka arritur marrëveshje që të paguajë 47.6 milionë funte (52 milionë euro) përnjëherë dhe 7.4 milionë funte (tetë milionë euro) në formë bonusesh - duke e bërë Lo Celson transferimin e dytë më të shtrenjtë të klubit.

Sipas Daily Record, Mauricio Pochettino e ka kërkuar qe një kiohë të gjatë argjentinasin, së bashku me transferin e ri, Tanguy Ndombele.

Nga ana tjetër, klube të shumta kanë shprehur interesim për 27-vjeçarin Eriksen, i cili është më afër Manchester Unitedit. /Telegrafi/