Please enter at least 3 characters.

Torino në garë për Behramin

"Presidenti Cairo ka nisur të mendojë për trasnferimin e mesfushorit të Watfordit, Valon Behrami. Lojtari gjithashtu është duke u kërkuar edhe nga Udinese. Torino do të ketë një punë të vështirë për ta bindur Behramin të kthehet në Serie A", shkruan “calcioweb.eu”, përcjell sot Koha Ditore

Behrami 30-vjeçar me Watfordin ka kontratë deri në verën e vitit 2018. Tek ekipi anglez u transferua nga skuadra gjermane, Hamburg.

Më herët në Itali ka luajtur për Napolin, Fiorentinën, Lazion, Genoan dhe Veronën. Karrierë ka bërë edhe në Zvicër te Lugano.