Please enter at least 3 characters.

Tori Spelling rrëfen për përvojën më të keqe të xhirimeve në karrierë

Tori

Tori Spelling ka rrëfyer se pjesëmarrja në filmin “Evil Alien Conquerors” të vitit 2003 ishte përvoja më e keqe e xhirimeve në karrierën e saj.

Aktorja pretendon se regjisori Chris Matheson e kritikonte vazhdimisht dhe e vinte në siklet para gjithë ekipit.

Spelling, e njohur për rolin e Donna Martin në serialin “Beverly Hills, 90210”, shpresonte se kjo komedi fantastiko-shkencore do t’i hapte rrugën drejt roleve komike.

Tori Spelling

Megjithatë, sipas saj, që nga dita e parë në xhirime, regjisori kishte vërejtje për pothuajse çdo gjë që ajo bënte apo thoshte.

Aktorja tregoi se Matheson i kërkonte vazhdimisht ta ndryshonte mënyrën e interpretimit dhe, pas çdo xhirimi, e thërriste para gjithë ekipit për t’i bërë vërejtje.

Sipas saj, kjo situatë e bënte të ndihej e frikësuar dhe e pasigurt.

Spelling tha se përpiqej ta përballonte situatën duke e kthyer në shaka, madje arriti në përfundimin se regjisori 'thjesht e urrente'.

Ajo tregoi se një ditë i kërkoi edhe ta largonin nga filmi dhe të gjenin një aktore tjetër, pasi ndihej e dekurajuar çdo ditë që shkonte në xhirime. /Telegrafi/