Please enter at least 3 characters.

Toptha brazilianë nga mielli dhe djathi: Paragjellë shumë e shijshme dhe do t’u pëlqejë të gjithëve!

2020/01/pao-de-queijo-brazilian-cheese-bread-3028981-hero-01-350503d3d0304dee952f75f6cca3fe8f.jpg

Ideale në çdo rast

Po ju sjellim recetën origjinale për paragjellën më të popullarizuar braziliane – toptha të butë dhe kërcëllues nga mielli dhe djathi, të quajtur Pão de queijo, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:- ½ filxhani vaj ulliri apo gjalpë;- 1/3 filxhani ujë;- 1/3 filxhani qumësht;- 1 lugë e vogël kripë;- 2 filxhanë miell;- 2 lugë të vogla hudhër pluhur;- 2 – 3 parmezamë të grirë në rende;- 2 vezë.

Përgatitja:

Nxeheni furrën në 190 gradë.

Në një tenxhere të madhe përzieni vajin e ullirit, ujin, qumështin dhe kripën, pastaj nxehni në temperaturë të lartë.

Kur të vlojnë menjëherë hiqni nga zjarri dhe përzieni miellin dhe hudhrën e bardhë.

Përzieni që të bashkohen mirë. Lërini të qëndrojnë 10 – 15 minuta.

Vezët thyeni dhe tundni, pastaj shtoni në brumë, përzieni edhe parmezamin. Tretja duhet të jetë e fortë.

Ndani nga një pjesë brumi, formoni në toptha të madhësisë së qofteve dhe radhisni në tepsi të mbështjellë me letër të payndryshme për pjekje.

Futni në furrën e nxehur dhe piqni 15 – 25 minuta, përkatësisht derisa topthat të marrin ngjyrë të gështenjtë të shkëlqyer. /Telegrafi/