Please enter at least 3 characters.

Tom Hanks dhe gruaja e tij ndihen më mirë pas trajtimit për coronavirus

2020/03/GettyImages-469773473.jpg
239:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 16: Tom Hanks and Rita Wilson attend an official dinner party after the EE British Academy Film Awards at The Grosvenor House Hotel on February 16, 2014 in London, England. (Photo by Chris Jackson/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson po ndjehen më mirë pas trajtimit të tyre në spital për coronavirus (COVID-19).

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hanks ka njoftuar se pas simptomave, gjendja e tyre aktuale është kthyer në normalitet, shkruan CNN.

“Dy javë pas simptomave tona të para, tani ndihemi më mirë. Izolimi në vend funksionon si kjo: Ju nuk e infektoni askënd - ju nuk e merrni nga askush... Do të zgjasë pak, por nëse kujdesemi për njëri-tjetrin, ndihmojmë atje ku mundemi dhe  heqim dorë nga disa komoditete ... edhe kjo do të kalojë”, ka shkruar mes tjerash aktori.

Një përfaqësuesi i Hanks ka thënë për CNN, se ata vazhdojnë të jenë të izoluar në Australi pasi u liruan nga spitali javën e kaluar.

Hanks dhe Wilson kishin shkuar në këtë kontinent për të realizuar një film në lidhje me këngëtarin Elvis Presley. Aktori do të luante rolin e menaxherit të Presleyt, por xhirimet kanë ndaluar për shkak të gjendjes aktuale. /Telegrafi/