Please enter at least 3 characters.

Tolisso: Më tërheq interesimi i Juventusit

2017/01/tolisso-1.jpg

Mesfushori i Lyonit, Corentin Tolisso ka pranuar se është gjithmonë kënaqësi të dini se një klub i madh si Juventusi janë të interesuar për ju.

22-vjeçari francez ka qenë dhe është njëri nga objektivat e drejtorit sportiv të Juventusit, Beppe Marotta, i cili e sheh Tolisson si futbollistë me potencial të madh, teksa ky interesim i Juves e josh edhe futbollistin.

“Juve janë një klub historik dhe padyshim një klub i madh që ka fituar shumë tituj, duke përfshirë edhe katër apo pesë herë me radhë”, ka thënë Tolisso për Eurosport, përcjell Telegrafi.

“Është gjithmonë e këndshme të dish se një klub si Juventus janë të interesuar në ju, por tani jam i përqendruar për të bërë mirë me Lyonin dhe do të japë gjithçka për klubin deri në fund”, përfundoi francezi.

Ndryshe, Tolisso kishte qenë i lidhur edhe me Napolin në verën e kaluar, teksa Lyoni e vlerëson futbollistin rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/