Please enter at least 3 characters.

Todorov: Një e treta e aparateve të reja do të dedikohen për qendrën e klinikave "Nënë Tereza"

2016/01/a-do-t-euml-jet-euml-todorov-kryeminist-euml-r_hd.jpg

Zv.kryeministri dhe ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, duke u përgjigjur para gazetarëve për projektin për furnizimin e 3700 aparateve mjekësore në vlerë prej 33 milionë euro, deklaroi se një e treta e këtyre aparateve janë për qendrën e klinikave "Nënë Tereza", përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Ky është lajm i shkëlqyer për të gjithë punonjësit shëndetësor, pacientët dhe qytetarët, sepse në këtë mënyrë seriozisht do të ripërtrihen pajisjet të cilat gjenden në shëndetësinë e Maqedonisë, por edhe do të furnizohen me pajisje që nuk ka pasur", deklaroi Todorov.

Ai theksoi se kjo tregon fokusin e Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe nevojat reale sepse këtu ka një fluks të madh të pacientëve me nevoja të ndryshme të cilët kanë nevojë të trajtohen me pajisje mjekësore bashkëkohore./Telegrafi/