Please enter at least 3 characters.

Tjetër gabim nga Interi, përshëndetet nga ëndrra e quajtur LK (Video)

2016/05/SSLaziovFCInternazionaleMilanoSerieY-DIjTm4L51x.jpg

Interi ka humbur nga Lazio me rezultat 2-0.

Nerazzurrët ishin më të mirë për një nuancë, por vendasit ishin dukshëm më konkret.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e tetë nga Miroslav Klose, i cili mjeshtërisht shënoi në portën e Samir Handanovic.

Goli i qetësisë erdhi në minutën e 84 nga Antonio Candreva nga pika e bardhë.

Pas kësaj ndeshje Interi ka 64 pikë, apo shtatë pikë më pak se Roma e cila ka ndeshje më pak. Ndërsa Lazio ngjitet në vendin e tetë me 51 pikë. /Telegrafi/