TikTokeri "po lexon mendjen" me trukun e çuditshëm me letra
Një burrë po pretendon se mund t'ju "lexojë mendjen" me një truk të thjeshtë me letra.
TikTokeri i njohur në aplikacion si alakazammagicshop po i habit njerëzit me trukun e tij me letra, duke pretenduar se mund ta lexojë mendjen.
Me qindra mijëra shikues që përzgjedhin vetëm një nga pesë letrat e tij, “magjistari” duket se po zotëron dredhinë e nevojshme për t’i trullosur ata që e shikojnë, përcjell Telegrafi.
Truku i tij përfshin shikuesin që zgjedh një nga pesë letrat që shfaqen në ekran, dhe atyre u thuhet nëse letra që kanë zgjedhur nuk është aty deri në fund të videos, atëherë TikTokeri ka lexuar me sukses mendjet e tyre.
“Unë u përpoqa ta mashtroj duke zgjedhur letra të ndryshme çdo herë, por ai e kuptonte”, shkroi një përdorues.
Megjithatë, disa e kuptuan se çfarë fshihet pas “magjisë”.
Megjithëse mund të duket sikur mungon vetëm një letër, çdo letër në dukje ndryshon. /Telegrafi/


