Please enter at least 3 characters.

Tifozët zgjedhin 50 mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave

2020/04/1.maldini-puyol-ramos.jpg

Tifozët e futbollit kanë renditur 50 mbrojtësit më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe është legjenda italiane Paolo Maldini që ka dal i pari i kësaj liste.

Ylli i Milanit kaloi 25 vjet mahnitëse në San Siro, duke fituar shtatë tituj të Serie A dhe pesë trofe të Ligës së Kampionëve.

Italiani dominon në renditje duke fituar më shumë se 3000 se ndjekësi më i afërt, ish-bashkëlojtari i tij, Franco Baresi.

Ai ka luajtur 902 ndeshje për Milanin në karrierën e tij, si dhe 126 herë për Italinë, që do të thotë se ai është përcaktimi i vërtetë i qëndrueshmërisë.

'Il Capitano' mësoi një gjeneratë të tërë se mbrojtja mund të ishte po aq vendimtare sa sulmi, po të ishe një nga më të mirët.

Maldini dhe Baresi ishin pjesë e skuadrës së famshme të Milanit që shkoi 58 ndeshje të pamposhtur nga 1991 në 1993.

Dyshja luajtën së bashku 196 herë dhe pranuan vetëm 23 gola; kjo i bie një gol në çdo 8.5 ndeshje.

Më poshtë keni listën e faqes së specializuar Ranker:

50.Marcelo49.Maicon48.Paul Breitner47.Riccardo Ferri46.​​Antonio Cabrini45.Philipp Lahm

44.Miodrag Belodedici43.Karl-Heinz Schnellinger42.Jaap Stam41.Andreas Brehme40.Carles Puyol39.Tarcisio Burgnich38.Gary Neville37.Wim Suurbier36.Dani Alves

35.Hans-Peter Briegel34.Roberto Carlos33.Phil Neal32.Jurgen Kohler31.Morten Olsen30.Fabio Cannavaro29.Roberto Rosato28.Jamie Carragher

27.Thiago Silva26.Carlos Alberto25.Marius Tresor24.Giuseppe Bergomi23.Alan Hansen22.Nilton Santos21.Claudio Gentile20.Aldair19.Sergio Ramos

18.Manfred Kaltz17.Lucio16.Lilian Thuram15.Mauro Tassotti14.Fulvio Collovati13.Gerard Pique

12.Alesandro Costacurta11.Ruud Krol10.Alessandro Nesta9.Daniel Passarella8.Cesare Maldini7.Giacinto Facchetti6.Frank Rijkaard

5.Bobby Moore4.Cafu3.Franz Beckenbauer2.Franco Baresi1.Paolo Maldini

Dyshja spanjolle, Sergio Ramos dhe Gerard Pique janë dy lojtarët e vetëm aktivë që paraqiten në listë.

Dyshja janë bërë legjenda të Barcelonës dhe Real Madridit, ndërsa Pique gjendet në vendin e 13-të, apo gjashtë vende para Ramosit.

Për tifozët e Ligës Premier që debatojnë se cili më i mirë, Nemanja Vidic apo Virgil van Dijk, të dy mbrojtësin nuk gjenden në 50-shen më të mirë.

Holandezi i Reds gjenden në pozitën e 65-të, ndërsa ish-mbrojtësi i Unitedit i 64-ti.

Kush mendon se është mbrojtësi më i madh i të gjitha kohërave?

/Telegrafi/