Please enter at least 3 characters.

Tifozët e Chesleat fyejnë Mourinhon, portugezi iu përgjigjet duke iu treguar sa tituj ua ka fituar

2018/10/Jose-Mourinho-tifozet-e-Chelseat-e1540050452635.jpg
300:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 20: Jose Mourinho, Manager of Manchester United holds up three fingers to the Chelsea fans following the Premier League match between Chelsea FC and Manchester United at Stamford Bridge on October 20, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 ndaj Manchester Unitedit në Stamford Bridge.

Fundi i ndeshjes ishte me shumë tensione pasi asistenti i trajnerit Maurizio Sarri provokoi mysafirët me festën e tij te goli i barazimit nga Ross Barkley.

Sepcial One tentoi që gjithë këtë të zgjidhë këtë me një përleshje fizike, por që u parandalua nga sigurimi dhe stafi teknik i të dy skuadrave.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Të irrituar nga sjellja e Mourinhos tifozët e Chelseat në fund të ndeshjes fyen ish-trajnerin e tyre.

Ky iu fundit iu përgjigj duke ngritur tre gishta që simbolizojnë titujt e fituar nga ai te Blutë.

Gjesti i tij në fund u përcoll me fjalët: "Kam fituar me ju tre tituj të ligës këtu".

Dy titujt e parë të Mourinhos ishte në sezonet 2004/05, 2005/06, ndërsa i treti në rikthimin e tij 2014/15. /Telegrafi/

https://twitter.com/K000RA2018/status/1053643803947614208