‘The Telegraph’ shkruan për garë e zhytjes në ujë në Kosovë
26/07/2015
Gara, siç shkruan The Telegraph, daton qysh para rreth 60 vjetësh, tërhoqi turma të mëdha njerëzish përgjatë brigjeve të Drinit të Bardhë për të parë 20 zhytësit duke garuar për çmimin e parë, transmeton Koha.net.
Secili garues kërceu nga ura me lartësi 22 metra, Ura e Fshejtë, e ra në ujin e Drinit të Bardhë.
Fitues i kësaj gare u shpall 28-vjeçari Florit Gashi, i cili fitoi 500 euro.


