Please enter at least 3 characters.

Thashethemet e çuditshme po qarkullojnë në internet: Jo, Elon Musk nuk ka vdekur

2021/03/1656276890604288deee17e622812880_wide.jpg

Një shaka e 'pa kripë' po qarkullon në rrjetet sociale këto ditë - disa përdorues shkruajnë se Elon Musk ka ndërruar jetë.

Le të themi së pari një gjë mjaft të qartë - Elon Musk është gjallë.

Tani që e kemi zgjidhur atë, le të sqarojmë pak për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

Për ndonjë arsye të panjohur, përdoruesit e Twitter po ndajnë postime se si themeluesi i Tesla dhe SpaceX thuhet se ka vdekur, me të gjitha hashtags "#RIPElon", transmeton Telegrafi.

"Troll" i parë për të publikuar këtë postoi një screenshot të rremë që duket si titulli nga një portal i huaj "Elon Musk vdiq në moshën 49 vjeç pas shpërthimit të baterisë Tesla".

Shumë prej tyre filluan të ndajnë gjëra të ngjashme.

Nuk dihet pse gënjeshtra u përhap në internet, por sigurisht që është e çmendur.

Kujtojmë se Tesla, përjetoi një rënie të çmimeve të aksioneve këtë javë - por arsyeja për këtë sigurisht nuk është ajo që thuhet. /Telegrafi/