Please enter at least 3 characters.

Thaçi takoi presidentin e Zvicrës

2019/09/Presidenti-Thaçi-takoi-Presidentin-Maurer-të-Zvicrës_2.jpg

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Ueli Maurer, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Presidenti Thaçi është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin në mes të dy vendeve.

“Zvicra ka qenë dhe mbetet ndër përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi

Presidenti Maurer u shpreh se Zvicra vazhdon të përkrahë Kosovën në aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Komuniteti kosovaro-zviceran është urë lidhëse në mes nesh”, u shpreh presidenti Thaçi. /Telegrafi/