Thaçi takohet me Erdoganin në Stamboll
20/09/2020
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot në Stamboll me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Në takimin e sotëm ishte prezent edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, kurse takimi u zhvillua në rezidencën presidenciale Vahdettin në Stamboll.
Ljmin e ka bërë të ditur këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, me përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
"Sot për mëngjes Presidenti Erdoğan, Thaçi dhe Pacolli u takuan në rezidencën Vahdettin në Stamboll", ka shkruar Murseli, pa dhënë detaje të tjera, përcjell Telegrafi.
Takimin e ka konfirmuar edhe Presidenca turke përmes një postimi në Twitter.
Ndryshe, kjo vizitë në Turqi dhe takimi i presidentit Thaçi me presidentin turk Erdogan, nuk është paralajmëruar. /Telegrafi/


