Please enter at least 3 characters.

Thaçi pas "pushimit" me Pacollin i kthehet idesë për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën 

2018/07/Hashim-Thaci-konference-24-korrik-foto-Ridvan-Slivova-18-1-e1533551835209.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkruar sot se e drejta e Bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovës duhet t'i bashkojë të gjithë pa dallime partiake, ideologjike e bindjesh tjera.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook falënderon qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit:

"Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës". /Telegrafi/