Please enter at least 3 characters.

Thaçi: Dëshmi që meritojmë të luajmë

2016/06/kosova-thaqi.jpg

Për kreun e shtetit, Hashim Thaçin, fitorja e sotme e Kosovës në futboll kundër Ishujve Faroe ishte një dëshmi që shteti më i ri i Evropës e ka merituar që të jetë e njohur botërisht.

“Sot i dëshmuam Evropës dhe botës që e merituam të jemi pjesë e familjes së futbollit. Kjo ishte mënyra më e mirë që t’i falënderojmë të gjithë ata që besuan në ëndrrën tonë”, ka thënë Thaçi.

Kosova shënoi fitore me rezultat 2-0, me gola e Bunjakut dhe Rashanit.