Tevez do ta bartë fanellën me numrin 10 (Foto/Video)
26/06/2013
Futbollisti argjentinas i ka njoftuar ata se ai do ta bartë fanellën me numrin 10, të cilin e ka bartur për shumë vite ikona e Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero.
Kujtojmë që të martën, Manchester City dhe Juventusi arritën marrëveshje që 29-vjeçari ta vazhdojë karrierën te bardhezinjtë.
Kampioni i Italisë do të paguajë 11.8 milionë euro për sulmuesin argjentinas dhe një shumë shtesë prej gjashtë milionë eurosh, nëse Bianconerët e fitojnë Serie A dhe arrijnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/


