Please enter at least 3 characters.

Teuta Kurti shpreh publikisht zhgënjimin me Top Festin

2016/01/teuta-kurti.jpg

Teuta Kurti duket se është ndarë e zhgënjyer me edicionin e fundit të festivalit Top Fest.

Këngëtarja kosovare u paraqit në festivalin e muzikës moderne me një baladë të titulluar “Mëkat”, me të cilën nuk u vlerësua me asnjë çmim.

Kjo nuk ishte hera e parë e këngëtares që konkurron në këtë festival dhe ku nuk nderohet me asnjë çmim, të cilin frustrim ajo e ka shprehur edhe në një intervistë të fundit të saj.

“U zhgënjeva që në nominime, d.m.th. isha vetëm në kategorinë Best female’,”, k athënë ajo për revistën Paloma, transmeton Telegrafi.

“Edhe te reklama që iu bë Top Festit, ka pasur dukshëm dallime. Në fakt, nuk është hera e parë që më ndodh kjo, edhe me këngën ‘Perëndo pa lindur’ nuk mora asnjë çmim…”.

“Ja që mora prapë të njëjtin zhgënjim. Por nuk do të ndodhë më, është e sigurt”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/