Please enter at least 3 characters.

Teuta Arifi: Në Amerikë ndjehem si në shtëpinë time

2016/10/Teuta-Arifi-ne-perurimin-e-ujit-ne-Tetove.jpg

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, nuk vërtetoi dhe nuk demantoi informacionet se mund të jetë ambasadore e ardhshme e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Arifi tha se, tani për tani prioritet i saj është Komuna e Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Për mua është një respekt i madh, se në SHBA jam ndjerë gjithmonë si në shtëpi. Kam edhe dy vite obligim ndaj qytetarëve të Tetovës që më zgjodhën", tha Arifi.

Ndryshe, ditë më herët emri i Teutra Arifit u përfol për ambasadore e mundshme në SHBA./Telegrafi/