Tërmeti i fuqishëm me epiqendër në Bosnje dhe Hercegovinë, ndihet në shumë shtete të rajonit
22/04/2022
Një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në orën 23.08 në Bosnje dhe Hercegovinë.
Kështu ka njoftuar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, e cila ka dhënë detajet e para.
Sipas EMSC, tërmeti ishte në zonën e Stolacit dhe është ndier në të gjithë rajonin, duke përfshirë Kosovën.
Qytetarët e Sarajevës kanë shkruar në rrjetet sociale se tërmeti ka zgjatur më shumë se 30 sekonda.
Ndërkohë, shumë qytetarë të Mostarit kanë dalë nga shtëpitë e tyre pas tërmetit.
Ndryshe, aktualisht nuk po raportohet për viktima ndërsa ka pak dëme materiale. /Telegrafi/


