Tërmet në Hatay të Turqisë, nuk raportohet për viktima apo dëme materiale
18/12/2022
Në tërmet ka goditur shtetin turk, raportojnë mediat e këtij vendi.
Një tërmet me magnitudë 4.8 ka ndodhur në qytetin Hatay.
Tërmeti është ndjerë edhe në qytetet përreth, shkruan mediumi t24.
Sipas informacioneve të marra nga Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti me magnitudë prej 4.8 ballësh ka ndodhur në lagjen Kırıkhan të Hatay rreth orës 21:13.
Tërmeti i cili ka ndodhur në një thellësi prej 11.67 km është ndjerë në krahinat përreth.
Ndryshe, autoritetet turke deri më tani nuk kanë raportuar për viktima apo dëme materiale. /Telegrafi/


