Please enter at least 3 characters.

Tentoi të tallet duke thënë se ka bombë në çantë, gruaja nxirret nga aeroplani në Indonezi

Ky është momenti kur një grua e moshuar nxirret nga aeroplani në Indonezi, pasi është tallur duke thënë se ka bombë në çantën e saj pak momente para se të ngritej në ajër fluturakja.

Pamjet amatore tregojnë momentin kur gruaja nxirret nga aeroplani në aeroportin Soekarno-Hatta në Xhakarta, transmeton Telegrafi.

Gruaja merr gjësendet e saj dhe largohet nga aeroplani pa bërë asnjë koment, derisa shoqërohej nga policia dhe personeli i aviokompanisë.

Ajo i kishte dhënë një stjuardese se kishte bombë në bord, kurse ajo menjëherë alarmoi pjesën tjetër të stafit që kryen një procedurë operacionale standarde duke e njoftuar edhe pilotin dhe policët.

Me të arritur në vendin e ngjarjes u nxor jashtë, dhe më vonë është konstatuar se ajo nuk ka kurrfarë bombe në çantë. /Telegrafi/