Please enter at least 3 characters.

Tentoi të kryej vjedhje brenda një veture, braziliani pendohet keq – burrin që e sulmoi nxjerr revolen dhe e detyron të zmbrapset

Një video amatore e filmuar në Sao Paulo të Brazilit shfaq një tentim grabitje që ka ndodhur në mes të ditës në qendër të qytetit.

Ishte një hajn me helmetë në motoçikletë, që ishte i bindur se do të mund të kryej vjedhje derisa ishte në lëvizje, transmeton Telegrafi.

Por ai sigurisht se nuk e kishte ditur se personin që tentoi ta sulmojë dhe t’ia vjedhë  gjësendet me vlerë, kishte me vete revole në veturë.

Kur futi duart brenda veturës, pronari i saj reagoi menjëherë duke e larguar dhe nxori revolen, me të cilën shtiu disa herë për ta detyruar hajnin që të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, dhe tregon mirë se si hajni nuk i kishte bërë mirë llogaritë kur tentoi të kryej grabitje. /Telegrafi/