Please enter at least 3 characters.

Tentoi të kontrabandonte mallra drejt Shqipërisë, arrestohet 39-vjeçari nga Kosova

2023/08/369742291_681785483986800_4452768414491978053_n.jpg

Një 39-vjeçar me inicialet H. D. banues në Prishtinë ka rënë në prangat e Policisë Kufitare të Morinës ditën e sotme pasi tentoi të kontrabandonte mallra të ndryshme drejt Shqipërisë.

“Gjatë kontrolleve në vijë të dytë, në hyrje të vendit, në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte 39-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një shumëllojshmëri mallrash, disa prej të cilave në kategorinë e mallrave për të cilat duhet paguar akcizë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.