Please enter at least 3 characters.

Tentoi të djegë shtëpinë e tij, policia arreston një person në Prizren

2018/07/auto_auto_arrestim152093375615260314271526031447.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi ka tentuar të djegë shtëpinë e tij.Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 11:30.“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar –përdorues i narkotikëve, pasi i njëjti ka tentuar ta djegë shtëpinë e tij”, thuhet në njoftim.Policia ka bërë të ditur se i dyshuari gjatë arrestimit ka lënduar fizikisht një zyrtar policor, i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/