Please enter at least 3 characters.

Temperaturat sot në Kosovë deri 34 gradë Celsius

2023/07/moti-me-diell.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

Po ashtu, do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/