Telegrafi dhe Pro Real Estate me partneritet ekskluziv, lansohet platforma e dedikuar për prona
Telegrafi dhe kompania më e madhe e pasurive të paluajtshme Pro Real Estate kanë nënshkruar një marrëveshje partneriteti ekskluziv, përmes së cilës është lansuar rubrika e dedikuar për prezantimin e pronave në gjithë ekosistemin dhe produktet mediale në Telegrafi.com.
Ky zhvillim vjen në një periudhë kur interesi për investime në pasuri të paluajtshme mbetet i lartë. Platforma funksionon si kanal i strukturuar, ku miliona lexues aktiv nga të gjitha trevat shqiptare, rajoni dhe diaspora mund të shfletojnë prona të përzgjedhura, të marrin informacione për karakteristikat e tyre dhe të krijojnë një pasqyrë më të qartë mbi mundësitë e investimit.
Marrëveshja është nënshkruar nga CEO i Telegrafi.com, Gentian Lluka si dhe CEO-së së Pro Real Estate, Krenar Batusha, e që përfaqëson një bashkëpunim që lidh drejtpërdrejt një nga platformat më të ndjekura mediatike në vend me një portofol të specializuar pronash.
Sipas përfaqësuesve të të dyja palëve, qëllimi i këtij partneriteti është të krijojë një hapsirë të besueshme komunikimi mes ofertës dhe kërkesës në tregun e pasurive të paluajtshme.
Përmes këtij integrimi, ofertat e Pro Real Estate do të publikohen në një hapësirë të dedikuar brenda portalit, duke u bërë më të aksesueshme për audiencën e gjerë të lexueseve, përfshirë investitorët potencialë.
Ky model synon të përmirësojë mënyrën e prezantimit të pronave, duke e zhvendosur fokusin nga listimet e zakonshme drejt një prezantimi më të precizuar dhe të orientuar drejt përmbajtjes informative.
Përtej kësaj, Telegrafi në bashkëpunim me ekipin e Pro Real Estate, do të sjellë informacione, opinione dhe analiza të detajuara mbi trendet dhe zhvillimet në sektorin e patundshmërive në trevat shqiptare.
Shfletoni ofertat më të fundit tani! Çdo ditë do t’ju sjellim prona të përzgjedhura me kujdes nga Pro Real Estate.
https://telegrafi.com/real-estate/
Rreth Pro Real Estate
Pro Real Estate është kompania më e madhe dhe me pozicionin më të fuqishëm në tregun e patundshmërive në Kosovë. E specializuar në shitjen, blerjen dhe dhënien me qira të pronave rezidenciale dhe komerciale, kompania ka ndërtuar reputacion të konsoliduar falë përvojës, profesionalizmit dhe besimit të klientëve. Me ndikim të gjerë në tregun vendor dhe prezencë në rajon, Pro Real Estate ofron zgjidhje të sigurta, transparente dhe efikase për çdo transaksion pronësor.
Rreth Telegrafi
Telegrafi është media digjitale më e lexuar dhe më inovative në trevat shqiptare. Në prag të dekadës së dytë të zhvillimit dhe lidershipit, ka ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm që përfshin lajme, video, podkaste dhe projekte tjera mediatike. Falë audiencës së gjerë në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë, Telegrafi mbetet një platformë e besueshme për informim të drejtë, përmbajtje cilësore dhe zgjidhje efektive për partnerët strategjikë.


