Please enter at least 3 characters.

Të shtëna në një qendër tregtare në Shkup, nuk ka të lënduar

2020/06/policia-mk.jpg

Ministria e Punëve të Brendshme në RMV ka konfirmuar se pasditen e sotme ka pasur të shtëna në garazhet e qendrës tregtare “East Gate” në Shkup. Nga MPB thonë se nuk ka persona të lënduar.

"Ka denoncim për të shtëna në një qendër tregtare rreth orës 16:00. Nuk ka të lënduar", thonë nga MPB.

Për momentin policia po heton ngjarjen. Deri më tani nuk ka të dhëna se kush ka qëlluar dhe cilat kanë qenë arsyet.