Please enter at least 3 characters.

Të mërkurën seanca për konstituimin e Kuvendit?

2017/05/salla-e-zbrazet-e-kuvendit-te-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Seanca për konstituimin e Legjislativit të ri të Kosovës, do të mbahet të mërkurën e javës që vjen.

Indeksonoline mëson se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të enjten që shkoi është takuar me liderin e AAK-së, njëherësh kandidatin e koalicionit PDK-AAK-NISMA për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj për të biseduar lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Në diskutim e sipër ka mbetur vetëm caktimi i orarit të saktë të mbajtjes së kësaj seance të caktuar për 19 korrik.

Ndryshe, në rast të mos thirrjes së seancës nga presidenti i vendit, thirrja për seancën konstituive do të bartej tek Kuvendi i Kosovës.