Të hënën vazhdon gjykimi në rastin e Liridona Ademajt
Nesër pritet të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka bërë të ditur vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj.
Seanca do të nisë nga ora 09:00, ndërsa ai ka ftuar mediat që të jenë prezente për të përcjellë zhvillimet.
“Ju njoftojmë se vazhdimi i gjykimit në rastin e vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj vazhdon nesër në ora 09:00. Shpresojmë që mediat do ta përcjellin seancën”, shkroi Leonard Ademaj.
Seanca e fundit ishte mbajtur më 14 korrik 2025, ku dëshmoi pikërisht Leonard Ademaj. Në përfundim të dëshmisë së tij, ai kërkoi nga trupi gjykues dënim maksimal për autorin e krimit.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në Bërrnicë të Prishtinës.
Mes të dyshuarve për këtë rast është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se kishte premtuar 30 mijë euro Granit Plavës për të kryer krimin.
Person tjetër i arrestuar në këtë rast është Kushtrim Kokalla.


