Please enter at least 3 characters.

Të hënën qytetarët mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë

2024/03/Trafiku-Urban.png

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se të hënën do të mund udhëtojnë pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban.

Në njoftim thuhet se qytetarët mund të shfrytëzojnë edhe biçikletat publike pa pagesë, por pasi të regjistrohen në aplikacion, me vlerën prej 5 eurosh.

"Të nderuar qytetarë, të hënën, më 16.09.2024, të gjithë mund të udhëtoni pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë. Gjithashtu, pasi të regjistroheni në aplikacionin #nextbike me vlerën prej 5 eurosh, po atë ditë mund të përdorni biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës"./Telegrafi/