Please enter at least 3 characters.

“Të dojna shumë”, Osmani pritet me përkrahje në Ferizaj, mërgimtarët nga Zvicra i shprehin mbështetje

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për presidente, Vjosa Osmani, ka vazhduar fushatën e saj në qytetin e Ferizajt, ku është pritur nga qytetarë dhe mërgimtarë.

Gjatë vizitës, një mërgimtare nga Zvicra është afruar dhe e ka përqafuar Osmanin, duke i shprehur mbështetje emocionale.

“O si çika jem t’kom”, është dëgjuar duke thënë qytetarja, ndërsa më pas ka shtuar se ajo dhe familja e saj kanë ardhur nga Zvicra dhe e përkrahin fuqishëm.

“Të dojna shumë”, është shprehur ajo gjatë takimit.

Dëshmi që diaspora e mbështetë Osmanin janë edhe veturat me fotografi të Osmanit, duke reflektuar përkrahjen e mërgimtarëve për kandidaturën e saj.