Please enter at least 3 characters.

Të dielën përsëri protesta për të mbrojtur emrin e Maqedonisë

2018/02/protesta-Shkup.jpg

Të dielën do të vazhdojnë protestat kundër kontestit të emrit të Maqedonisë dhe këtë e konfirmojnë nga organizatat për mbrojtjet e identitetit të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Këto protesta i organizon ''NejemiMaqedoni'' dhe njoftojnë se protesta do të mbahet në ora 13:00 nga qendra e kryeqyetit.

''është koha që të bashkohemi dhe të respektojmë viktimat për mëmëdheun pasi ju'a kemi borxh'' thuhet në njoftimin e dërguar deri tek mediat për protestën e paralajmëruar.

Protesta, siç thuhet në njoftim, do të mbahet në disa vende të Evropës dhe nëpër botë.

Përndryshe, në protestën e javës së kaluar u dogj flamuri i Greqisë dhe ai kombëtar shqiptar. /Telegrafi/