Please enter at least 3 characters.

Te Bayerni tashmë kanë filluar ta thumbojnë Lewandowskin dhe Barcelonën për ndeshjet në Ligën e Kampionëve

2022/08/lewa-2.jpg
277:"BARCELONA, SPAIN - AUGUST 24: Barcelona's Polish forward Robert Lewandowski looks on during the friendly charity match between FC Barcelona vs Manchester City at the Spotify Camp Nou stadium on August 24, 2022 in Barcelona. (Photo by Adria Puig/Anadolu Agency via Getty Images)

Dëshira e Robert Lewandowskit nuk u plotësua kur tha se nuk do dëshironte të përballej me Bayern Munichun në një fazë të hershme.

“Nuk do të doja të përballesha me Bayernin në fazën e grupeve të Ligën e Kampionëve, absolutisht jo! Kjo nuk duhet të ndodhë në fazën e grupeve. Është ende shumë herët. Për mua do të ishte një ndjenjë e çuditshme".

"Dëshira ime është e thjeshtë: të lutem, jo ndeshje kundër Bayernit. Si do të më prisnin tifozët gjermanë? Shpresoj në një mënyrë pozitive. Kam vetëm kujtime të bukura nga koha e kaluar te Bayerni, historia që patëm me këtë klub do të mbetet gjithmonë në zemrën time“, deklaroi disa ditë më parë sulmuesi i Barcelonës".

Bomberi polak i dha fund aventurës tetëvjeçare me kampionët e Gjermanisë dhe u transferua në “Camp Nou”. Barcelona është pjesë e grupit C në Champions bashkë me Bayern Munchen, Inter dhe Viktoria Plzen,

Por, shorti ka entuziazmuar Thomas Muller, i cili i ngjiti pseudonimin Lewangoalski, shokut të qindra betejave gjatë viteve të kaluara së bashku te Bayerni.

Në një postim në “Instagram”, sulmuesi gjerman ndihet i kënaqur që do të përballet me Lewen, me të cilin ka fituar gjithçka në Mynih. “Çfarë shorti i mrekullueshëm për të gjithë tifozët e futbollit. Zoti Lewangoalski, shihemi së shpejti në Mynih“, shprehet 32-vjeçari bavarez. /Telegrafi/