Please enter at least 3 characters.

Tayna publikon fotografi tërheqëse dhe thotë se ka njerëz që qajnë me lot gëzimi kur e shohin

2020/03/Tayna-4-e1585519053794.jpg

Në periudhën e vetizolimit, yjet e skenës dhe ekranit vazhdojnë t’i mbajnë të përditësuar profilet e tyre duke publikuar imazhe të ndryshme.

Krahas sfidave apo aktiviteteve nga përditshmëria, nuk mungojnë edhe fotografi të vjetra që ata zgjedhin t’i postojnë në rrjetet sociale.

Edhe Tayna e ka ndjekur këtë trend duke publikuar një fotografi të realizuar më herët, e cila ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime një orë pas postimit.

Ajo shfaqet atraktive e shtrirë në një sofa, ndërsa imazhin e publikuar e ka shoqëruar me një përshkrim interesant.

“Ka njerëz që qajnë me lot gëzimi kur më shohin mua. Çfarë mund të kërkoj më shumë”, ka shkruar Doruntina Shala në përshkrim. /Telegrafi/