Please enter at least 3 characters.

Taulant Balla takohet në Tiranë me Endrit Thaçin: Shpresoj që pas një muaji ta kemi edhe Presidentin Thaçi mes nesh

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla është takuar me djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit. Thaçi

Përmes një postimi në Facebook, Balla publikoi një fotografi nga takimi me Endritin, i cili shprehu dëshirën që brenda një muaji edhe ish-presidenti Thaçi t’u bashkohet.

“Një kafe sot në Tiranë me Endrit Hashim Thaçin. Shpresoj shumë që pas një muaji ta kemi edhe Presidentin Thaçi mes nesh”, ka shkruar Balla.

Ndryshe, Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë prej gati gjashtë vitesh. Për rastin gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët”, vendimi përfundimtar pritet të merret gjatë muajit korrik. /Telegrafi/